Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një restorant në zonën e Veternikut në Prishtinë.
Sipas burimeve të emergjencës njëri i takon vitit të lindjes 1995 e tjetri 1999, dhe aktualisht ndodhen në gjendje stabile.
Pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente dhe konsultimeve mjekësore, ata pritet të transferohen në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.
