KFOR ka njoftuar se forcat nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, që përbëjnë njësinë Benelux të caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISRBN) në kuadër të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë përfunduar misionin e tyre njëvjeçar.
“Gjatë vendosjes, njësia, që përdorte sistemin ajror pa pilot (UAS) “X-300 Integrator”, kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit për situatën dhe efektivitetit operacional në të gjithë rajonin, duke reflektuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, njoftoi NATO-s përmes faqes së tyre në Facebook.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të siguruar një ambient të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Në këtë drejtim, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre si reagues të sigurisë”.
