Në avion luftarak amerikan F-15E Strike Eagle është rrëzuar mbi jugun e Iranit të premten, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Piloti ,një nga dy anëtarët e ekuipazhit tipik për një F-15E është shpëtuar nga forcat amerikane, sipas raportimeve.
Një helikopter që transportonte pilotin e shpëtuar nga F-15E është qëlluar me armë të lehta – të cilat Irani i ka atribuar fiseve nomade të vendit duke plagosur ekuipazhin para se të ulej në mënyrë të sigurt.
Veçmas, një avion amerikan A-10 Warthog, që ishte pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit për avionin e rrëzuar, është qëlluar dhe dëmtuar gjithashtu, megjithatë piloti i tij është shpëtuar në mënyrë të sigurt, sipas, CBS News.
Irani thotë se ka rrëzuar një A-10 Warthog amerikan, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin avion.
Komanda e lartë e përbashkët ushtarake e Iranit thotë se sistemet e reja të mbrojtjes ajrore iraniane janë përgjegjëse. Zyrtarët iranianë po ashtu po ofrojnë rreth 50,000 paund (66,100 dollarë) për kapjen gjallë të çdo anëtari të ekuipazhit të avionit amerikan të rrëzuar që ende nuk është shpëtuar, sipas mediave shtetërore.
Nuk dihet statusi i misionit amerikan të kërkim-shpëtimit, apo çfarë ka ndodhur me oficerin e armëve që gjithashtu do të kishte qenë në bord të F-15E të rrëzuar.
SHBA nuk ka dhënë ende përditësime zyrtare për misionin, përveç deklaratave të zyrtarëve që kanë folur në mënyrë anonime për mediat amerikane.
Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me incidentin.
