Akuzat këtë radhë janë se gjyqtarët po e mbështesin në mënyrë të dukshme Japoninë dhe boksierët e saj në LO Tokio 2020.
Në duelin ndërmjet Juberjen Martinez dhe Ryomei Tanaka, është prodhuar një rezultat që shumëkush e ka cilësuar më skandalozin e Olimpiadës. Kolumbiani gjatë gjithë meçit e grushtoi Ryomei Tanakan e Japonisë, dhe grushtet e njëpasnjëshme e gjakosën boksierin vendas duke e lënë aq të tronditur, sa pas garës ai u desh të dërgohej me karrocë në spital për vizitë pasi nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë.
Por, më parë, ai vari në qafë medaljen e fituesit, pasi për çudinë e të gjithëve, gjyqatrët ia dhanë ndeshjen me rezultat 4:1. Duke prodhuar një nga skandalet më të mëdha të këtij sporti në Lojëra Olimpike.