Këtë të diel në vendin tonë temperaturat pritet të shkojnë deri në 18 gradë Celsius, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, nga dita e sotme pritet të ketë përmirësim i kushteve meteorologjike. “Moti parashihet me vranësira të shpërndara dhe me diell”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të jenë nga 1 e deri në 3 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 15 e deri në 18 gradë. “Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri në mesatare”, thuhet në ndër të tjera në njoftim
