Katër palestinezë mbesin të vrarë në Gazs nga sulmet izraelite

Katër palestinezë mbesin të vrarë në Gazs nga sulmet izraelite

Një sulm ajror izraelit vrau katër palestinezë në Rripin verior të Gazës të dielën, thanë autoritetet lokale të shëndetësisë, në dhunën e fundit që lë në hije një armëpushim të brishtë mes një shtytjeje të re nga ndërmjetësuesit për të forcuar marrëveshjen.

Mjekët thanë se sulmi ajror kishte në shënjestër një grup njerëzish në Rrugën Jaffa, pranë lagjes Darraj në qytetin e Gazës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur të tjerë, shkruan Reuters.

Grupi militant palestinez Hamas dhe Izraeli kanë shkëmbyer akuza për shkeljet e armëpushimit të arritur tetorin e kaluar, i cili i dha fund dy viteve të një lufte të plotë.

Related Articles