Një i mitur ka mbetur i lënduar pasditën e së dielës në Skenderaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, çka ka çuar më pas në shpërthimin e dy bombolave të gazit.
Sipas raportit 24-orësh, viktima është dërguar për trajtim në QKUK dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është liruar në shtëpi.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK.
