Greqia ka nisur një program “fuel pass” për të mbështetur kompensimin e shpenzimeve në rritje të energjisë, të shkaktuara nga konflikti në vazhdim SHBA-Izrael-Iran.
Sipas këtij programi, pronarët e makinave që plotësojnë kushtet në pjesën kontinental do të përfitojnë 50 euro, ndërsa banorët e zonave ishullore do të marrin 60 euro, raportoi “Kathimerini“.
Pronarët e motoçikletave do të marrin 30 euro, ose 35 euro në ishuj.
Masa zbatohet për individë, përfshirë të vetëpunësuarit, me të ardhura vjetore të deklaruara deri në 25 mijë euro për aplikantët beqarë dhe 35 mijë euro për çiftet e martuara.
Autoritetet vlerësojnë se skema do të mbulojë rreth 75% të drejtuesve të mjeteve në vend, sipas gazetës.
Çmimet e karburantit janë rritur pas sulmeve izraelito-amerikane dhe kundërsulmeve të Iranit.
