Vjen reagimi i LDK-së, pasi Haradinaj refuzoi të takohet me Abdixhikun

Vjen reagimi i LDK-së, pasi Haradinaj refuzoi të takohet me Abdixhikun

Ramush Haradinaj i AAK-së deklaroi se nuk ka interes të takohet me Lumir Abdixhikun për ta pyetur rreth diskutimeve me kryeministrin Albin Kurti mbi çështjen e Presidentit, raporton Gazeta Enigma.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, të martën deklaroi se se kërkesa e Abdixhikut për takim dhe diskutim me Haradinajn ka qenë një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit të nevojshëm në rrethanat aktuale.

“Fatkeqësisht, në vend të një qasjeje që do të kontribuonte në frymën e bashkëpunimit, kemi parë interpretime që nuk i shërbejnë dialogut të domosdoshëm ndërpartiak,” shkroi ajo në Facebook.

“Si parti, besojmë se në momente të rëndësishme për vendin, komunikimi politik duhet të karakterizohet nga maturia, respekti reciprok dhe përgjegjësia publike”.

Haradinaj u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme të takohet me Abdixhikun për të diskutuar mbi atë që ky i fundit ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti.

“Së pari, nëse Lumiri dëshiron të marrë rolin e zmadhuesit të Albinit, le ta marrë… Unë nuk mund të shkoj të takohem me Lumirin për të folur për atë që ka biseduar me Albinin. Nuk më intereson. Nuk është pjesë e imja. Le t’i trajtojë ai të tjerët. Ose Bedrinë, sepse Bedria e Lumiri kanë shkruar disa herë në takime…”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Related Articles