Raportimet për veturën e blinduar 500 mijë euro të kryeministrit, Manxhuka: Nuk qëndron – veturat publike janë asete shtetërore

Raportimet për veturën e blinduar 500 mijë euro të kryeministrit, Manxhuka: Nuk qëndron – veturat publike janë asete shtetërore

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka i ka quajtur të rreme raportimet se vetura e blinduar e kryeministrit Kurti kushton 500 mijë euro.

Ai ka thënë se vlera është dukshëm më e ulet, duke shtuar se automjetet janë asete shtetërore.

“Sot pashë një lajmë për kinse veturë e re të Kryeministrit Kurti në vlerë prej 500 mijë eurosh. Përveçse lajm i rremë as çmimi nuk qëndron, madje është shumë larg. Kjo logjikë sipas së cilës asetet publike kthehen lehtësisht në private i përket një kohe të kaluar”.

“Për sqarim, çdo zyrtar publik, nga krerët e shtetit e tutje, ka në shërbim asetet zyrtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare. Çdo aset i blerë nga buxheti i shtetit i takon shtetit.  Automjetet e përmendura janë asete shtetërore në funksion të Policisë së Kosovës. Nëse është ndryshe dhe këtë e dinë vetëm ata, le të na tregojnë”, ka shkruar ai në Facebook.

Related Articles