Koha ecën ndërsa lufta nuk ndalët, çfarë vendime tjera mund të merren nga Trump ndaj Iranit?

Koha ecën ndërsa lufta nuk ndalët, çfarë vendime tjera mund të merren nga Trump ndaj Iranit?

Ora po ecën ndërsa kërcënimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Donald Trump për të shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës civile të Iranit mbetet në fuqi, nëse vendi nuk arrin një marrëveshje deri të martën në mbrëmje.

Trump e ka futur veten në një qoshe me kërcënime që ushtria amerikane nuk mund t’i zbatojë menjëherë, thanë ekspertë dhe analistë ushtarakë për BBC-në,

Ata paralajmërojnë se një raund i ri sulmesh, pavarësisht madhësisë, nuk ka gjasa ta detyrojë regjimin iranian të pranojë një armëpushim.

Trump u zotua të hënën se do të shkatërrojë “çdo urë” dhe termocentral në Iran brenda vetëm katër orësh, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në orën 20:00 EST (02:00 GMT).

Ai e përshkallëzoi edhe më tej situatën të martën në mëngjes, duke paralajmëruar se “një qytetërim i tërë do të vdesë” nëse Irani nuk pranon një marrëveshje brenda afatit të vendosur.

Të gjitha këto paralajmërime përbëjnë një kërcënim të paprecedentë nga një president amerikan, andaj kritikët thanë se shënjestrimi i infrastrukturës civile do të përbënte një krim lufte, një shqetësim që Trump e hodhi poshtë në një konferencë për shtyp të hënën.

Duke lënë mënjanë këtë çështje, ish-zyrtarë të mbrojtjes amerikane dhe analistë të tjerë thanë se SHBA-të thjesht nuk mund të shkatërrojnë çdo urë në një vend me madhësinë e Iranit brenda pak orësh, siç kërcënoi Trump.

Irani është afërsisht një e treta e madhësisë së ShBA-së, andaj ekspertët thanë se SHBA-të e dinë vendndodhjen e saktë të objekteve kryesore bërthamore dhe të infrastrukturës tjetër kyçe të Iranit, por ka të ngjarë që të mos kenë identifikuar mijëra objektiva të tjerë në të gjithë vendin, e aq më pak t’i shkatërrojnë ato në një kohë kaq të shkurtër.

“Përballimi i këtij kërcënimi fjalë për fjalë do të ishte një detyrë absolutisht herkuliane. Dhe a do të kishte efektin e dëshiruar strategjik?” tha një ish-zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për BBC-në, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ekspertëve, një sulm në shkallë të gjerë ndaj sektorit të energjisë elektrike të Iranit është më i realizueshëm sesa shkatërrimi i çdo ure në vend.

Shumica e termocentraleve dhe rafinerive të Iranit ndodhen në tre provinca bregdetare, Bushehr, Khuzestan dhe Hormozgan në Gjirin Persik.

Goditja e këtyre objekteve mund t’i japë një goditje të konsiderueshme regjimit iranian, tha Miad Maleki, ish-zyrtar i lartë i Thesarit amerikan që udhëhoqi sanksionet kundër Iranit.

“Nëse ndërhyn në këto tre provinca, i kufizon regjimit aksesin në të ardhurat nga nafta dhe në Gjirin Persik, si dhe në Ngushticën e Hormuzit,” shtoi ai.

Zëvendëspresidenti JD Vance tha se ShBA-të kanë kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake në ishullin Kharg, një pikë kyçe në Gjirin Persik që përpunon rreth 90% të eksporteve të naftës së Iranit.

Duke folur me gazetarët në Budapest të martën, Vance tha se këto sulme nuk përfaqësojnë një ndryshim në strategjinë e Trump.

Ai shtoi se negociatat me Iranin do të vazhdojnë deri në afatin e vendosur, por paralajmëroi se ShBA-të mund të shkaktojnë dhimbje shumë më të mëdha në ekonominë e shtetit iranian.

“Pra, ata duhet ta dinë se ne kemi mjete në dispozicion që deri tani nuk kemi zgjedhur t’i përdorim. Presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të vendosë t’i përdorë ato, dhe do ta bëjë këtë nëse iranianët nuk e ndryshojnë sjelljen e tyre”, ka thënë Ai.

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë raportet se Vance sugjeronin një sulm bërthamor të SsBA-së ndaj Iranit.

Disa objekte të infrastrukturës civile janë vënë tashmë në shënjestër, ndërsa media shtetërore

Javën e kaluar, Trump tha se SHBA-të bombarduan urën më të madhe të Iranit.

Nuk është e qartë nëse vala e re e sulmeve që Trump ka kërcënuar do të jetë e mjaftueshme për ta detyruar Teheranin të ulet në tryezën e negociatave, mirëpo zyrtarë amerikanë dhe iranianë thuhet se zhvilluan bisedime të drejtpërdrejta të martën, pasi javë të tëra negociatash indirekte nuk arritën të afronin palët drejt një marrëveshjeje.

Trump tha të hënën se i dërguari i tij i posaçëm Steve Ëitkoff, dhëndri Jared Kushner dhe Vance po

Për më tepër, një sulm ndaj sektorit energjetik mund të ndërlikojë përpjekjet e Trump për të rihapur plotësisht Ngushticën e Hormuzit.

Irani ka ndaluar shumicën e trafikut të cisternave të naftës në këtë rrugë ujore, duke trazuar tregun global dhe duke rritur çmimet.

Related Articles