Ushtruesja e detyrës se presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin si dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant, Bashkim Jasharin.
Haxhiu bëri të ditur se me Maqedoncin dhe Jasharin diskutuan për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së.
“Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook
