Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila beson që stabilizimi i çmimit të naftës do të vazhdojw në ditët në vijim pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dy javor mes SHBA dhe Iranit.
Kusari-Lila tha se mekanizimi ekzistues për përcaktim e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës, nuk do të lejojw të shkohet mbi normën e përcatuar.
Ministrja e Tregtisë, Kusari-Lila tha se në situatën aktuale po shikojnë mundësitë e ndërhyrjes tek sektori i transportit dhe atij të bujqësisë.
“Ne konsiderojmë që aktualisht në këtë situatën që jemi është siguruar që ka pas mbarëvajtje sektori por edhe nuk ka shkuar në ekstrem çmimit përkundër lëvizjeve që kanë ndodhur në berzat ndërkombëtare. Konsiderojmë që në situatën si e kemi jemi duke e shikuar mundësinë e ndërhyrjes tek sektori i transportit dhe i bujqësisë si dy prej sektorëve që prekin kategoritë më të ndjeshme, ndërsa tek sektorët që ende e kanë mundësinë e operimit pa ndërprerje ajo mbetet të shihet për një rrethanë tjetër”, deklaroi ajo.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani janë pajtuar për një armëpushim dyjavor që mundëson edhe lëvizje nëpër Ngushticën e Hormuzit.
