Dyshohet se e sulmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, Gjykata ia cakton një muaj paraburgim babait nga Gjakova

Dyshohet se e sulmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, Gjykata ia cakton një muaj paraburgim babait nga Gjakova

Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka caktuar një muaj paraburgim babait nga Gjakova, që dyshohet për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, me datën 1 prill 2026, “i pandehuri dyshohet se ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe pa pëlqimin e të miturës – vajzës së tij, duke përdorur përmbajtje të papërshtatshme dhe duke bërë kërkesa të papranueshme”.

Aty theksohet se e mitura pas incidentit, ka njoftuar nënën dhe rasti është raportuar më pas në Polici.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe për mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit të personave të përfshirë, veçanërisht të të miturës, detajet janë kufizuar. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Me këtë vendim, i pandehurit M. S., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 07 prill 2026 deri më 06 maj 2026. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Rasti është raportuar më 7 prill.

Related Articles