Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi në emisionin Gazeta tha se është tejet e rëndësishme të shtrohet pyetja se kush po synon ta çojë vendin në zgjedhje, në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ka dhënë një afat shtesë për zgjedhjen e presidentit.
Sipas saj, ky moment kërkon përgjegjësi politike dhe qartësi para qytetarëve, duke pasur parasysh rrethanat institucionale dhe vendimet në fuqi.
Gashi ka rikujtuar se gjatë periudhës 5-6 mars, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me dy kandidatë për president, pas një numri të madh tentativash për të arritur një figurë konsensuale. Ajo ka theksuar se përpjekjet për konsensus kanë qenë të vazhdueshme, por pa rezultat nga palët e tjera politike.
“Është shumë me rëndësi të theksojmë se mes datave 5 dhe 6 mars, LVV ka ardhur në fund me dy kandidatë, pas shumë përpjekjeve për të zgjedhur një figurë konsensuale për president,” ka deklaruar Gashi.
