Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë mbështetje propozimit të LDK-së që pika e rendit të 9-të të ditës të zhvendoset si pikë e rendit të 6-të e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit, do të shqyrtohet sot në Kuvendin e Kosovës si pikë e 6-të e rendit të ditës pas kërkesës së LDK-së
Ky propozim gjeti mbështetjen e 81 deputetëve që votuan për, 2 kundër dhe asnjë abstenim.
