“Pacientët po presin korridoreve” – Kadrijaj kritikon gjendjen në shëndetësi

“Pacientët po presin korridoreve” – Kadrijaj kritikon gjendjen në shëndetësi

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur në seancën e Kuvendit lidhur me gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Ajo tha  se pacientët përballen me lista të gjata pritjeje për trajtim, ndërsa situata bëhet edhe më e rënduar në repartet emergjente.

“Sot po dua të ngre shqetësime pikërisht për shëndetësinë. Listat për pacientë janë të gjata dhe po presin për trajtime. Nëse shkojmë në urgjencë, aty mblidhen pacientë nga e gjithë Kosova dhe kemi vetëm katër krevate”.

“Mos të flasim për intensivën qendrore… gjithmonë duke e vlerësuar punën e madhe të personelit shëndetësor, por ka aq pak krevate sa pacientët presin nëpër korridore, edhe kur janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha mes tjerash ajo.

Related Articles