Vitia i përgjigjet kritikave të deputetes Kadrijaj: Në Klinikën Emergjente janë 25 krevate

Vitia i përgjigjet kritikave të deputetes Kadrijaj: Në Klinikën Emergjente janë 25 krevate

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i është përgjigjur kritikave të deputetes, Time Kadrijaj rreth shtretërve në Klinikën Emergjente dhe materialeve në Kirurgjinë Invazive.

Vitia tha se në Klinikën Emergjente janë 25 shtretër, teksa siç deklaroi tutje numri është shtuar me renovimin e fundit,

“E para, katër krevate në Klinikën Emergjente. Zonja Time nuk di kur keni qenë për herë të fundit, por në Klinikën Emergjente janë 25 krevate me renovimin e Emergjencës është shtuar numri i krevateve dhe të thuash janë 4 kur janë 25, sinqerisht jo vetëm dezinformim, por dezinformim kardinal”, tha ai.

Tutje, ai mohoi deklarimet e deputetes se në Kirurgjin Invazime materialet përdoren më shumë se një herë për pacientët që marrin shërbime aty.

“Thuhet që materialet në Kirurgjinë Invazive përdoren 2 ose 3 herë për pacientë, në anën tjetër deputetja thotë se nuk dua t’i sulmojë mjekët. Mjekët nuk guxojnë dhe e dinë shumë mirë si përdoren këto materiale, nëse keni fakte të tilla u kisha lut, që këto materiale t’i dërgoni në Prokurori e pastaj në sallën e Kuvendit, ku do skuqesha nëse ka ndodhë një gjë e tillë”, shtoi ai.

Related Articles