Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobat që komuna ka kërkuar ndaj investitorit, inxhinierëve…

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobat që komuna ka kërkuar ndaj investitorit, inxhinierëve…

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se kanë iniciuar padi për t’u gjobitur investitori dhe përfaqësuesi ligjor, për rastin e shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.  

Rama ka thënë se investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në Llamellat 4 dhe 5.

 Rama ka njoftuar se kanë kërkuar nga Gjykata, që të shqiptojë 30 mijë euro gjobë për kompaninë dhe 3 mijë euro për përfaqësuesin ligjor.

 Rama gjithashtu ka kërkuar nga Oda e Inxhinerëve të Kosovës t’ua tërheq licencat inxhinerëve mbikqyrës, meqë nuk janë preznatuar vendimet e tyre.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës,prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinjerëve mbikqyrës!”, ka shkruar Rama.

Related Articles