Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë familjeve tuaja

Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë familjeve tuaja

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i uroi edhe miqtë ndërkombëtarë që shërbejnë në misione të ndryshme në vend.

“Kremtofshi në paqe, pranë familjeve tuaja, me shëndet, begati dhe mirësi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë bashkëkombësve shqiptarë që sot festojnë Pashkët Ortodokse, gëzuar për shumë mot!

Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë.

Kremtofshi në paqe, pranë familjeve tuaja, me shëndet, begati dhe mirësi.

Related Articles