Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë.
Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Pejë.
Policia njofto se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij, raporton IndeksOnline.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 11.04.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të tij, viktimës mashkull kosovar. Dyshohet se, i dyshuari është përdorues i narkotikëve dhe recidivist i rasteve të dhunës në familje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
