Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se konsumatorët amerikanë mund të përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit, si pasojë e zhvillimeve të fundit në rajon.
Në një reagim në rrjetin social X, ai iu drejtua SHBA-së duke thënë se me një “bllokadë” të mundshme, çmimet e karburantit mund të rriten deri në 4–5 dollarë për gallon.
Deklarata e tij vjen pas tensioneve të shtuara dhe diskutimeve për masa të mundshme në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
