Temperaturat maksimale sot deri në 22 gradë Celsius

Temperaturat maksimale sot deri në 22 gradë Celsius

Këtë të martë në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, raporton Gazeta “Enigma”.

Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, në zonat me të reshura, do të përcillen me baltë.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C.

Related Articles