Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.