U dënua me 1 vjet e 6 muaj burg, reagon Arlind Manxhuka

U dënua me 1 vjet e 6 muaj burg, reagon Arlind Manxhuka

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me nga 1 vjet e gjashtë muaj burgim Egzon Azemin dhe Arlind Manxhukën.

Ata u dënuan për nxitje të përçarjes.

Kjo pasi kishin bërë thirrje ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu.

Pas këtij vendimi, ka reaguar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

“Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Related Articles