Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 112 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre 72 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 74 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Në QKUK, 67 pacientë të shtrirë, 32 prej tyre COVID-19 pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 34 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë”, thuhet në njoftim.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 45 pacientë, 40 prej tyre COVID-19 pozitivë, 23 me oksigjeno-terapi.
“Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 14 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, thuhet në njoftim.