Me ndaljen e sulmeve ajrore, ShBA heq urdhrin “strehim në vend” për stafin në Emirate

Me ndaljen e sulmeve ajrore, ShBA heq urdhrin “strehim në vend” për stafin në Emirate

Me ndërprerjen e sulmeve ajrore ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në këtë vend ka hequr udhëzimin për “strehim në vend” për punonjësit e qeverisë amerikane në këtë shtet.

Në njoftim theksohet se “Ambasada e ShBA-së ka hequr udhëzimet për ‘strehim në vend’ për punonjësit e qeverisë amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe”, por njëkohësisht këshillon që ata “të strehohen menjëherë brenda nëse ndodh një incident tjetër”.

Po ashtu, u bëhet thirrje edhe qytetarëve amerikanë që ndodhen në këtë vend që “të jenë të përgatitur të bëjnë të njëjtën gjë”.

Ndërkohë, paralajmërimi për udhëtim mbetet i pandryshuar, ku “këshilla për udhëtim për Emiratet e Bashkuara Arabe mbetet në Nivelin 3: Rishqyrtoni udhëtimin”.

Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se operacionet diplomatike mbeten të kufizuara dhe situata e sigurisë vazhdon të monitorohet nga afër.

Alarmi vjen në një kohë kur rajoni i Lindjes së Mesme përballet me tensione të shtuara dhe rrezik nga konflikti i armatosur dhe sulmet me raketa e dronë, çka ka ndikuar edhe në sigurinë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Related Articles