Arrihet marrëveshje për armëpushim 10-ditësh mes Izraelit dhe Libanit

Arrihet marrëveshje për armëpushim 10-ditësh mes Izraelit dhe Libanit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Izraeli dhe Libani janë marrë vesh, për një armëpushim 10-ditor.

“Sapo pata biseda të shkëlqyera me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun, shumë të respektuar, dhe Kryeministrin Bibi Netanyahu, të Izraelit. Këta dy udhëheqës kanë rënë dakord që për të arritur PAQEN midis vendeve të tyre, ata do të fillojnë zyrtarisht një ARMPUSHUMBIM 10-ditor”, tha Trump.

“Të martën, të dy vendet u takuan për herë të parë në 34 vjet këtu në Uashington, D.C., me Sekretarin tonë të Madh të Shtetit, Marco Rubio. I kam udhëzuar Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Rubio, së bashku me Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Razin’ Caine, të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur një PAQE të Qëndrueshme”.

“Ka qenë nder për mua të ndaloj 9 luftëra në të gjithë botën, dhe kjo do të jetë e 10-ta, kështu që le ta PËRFUNDOJMË!”, tha në fund Trump.

Izraeli tash e disa ditë ka kryer sulme të ashpra në Liban, pasi grupi Hezbollah hyri në luftë për të ndihmuar Iranit.

Related Articles