Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar në X mbi takimin e zhvilluar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, teksa ky i fundit u prit nga një vizitë zyrtare në Romë.
Meloni thekson se në qendër të diskutimeve kanë qenë çështje të rëndësishme si bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, raporton Euronews.al,
“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Palazzo Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri të mundur vlerësimin e forcimit të partneritetit midis Kombeve tona në sektorët me interes të përbashkët, me një fokus të veçantë në lidhshmëri, mbrojtje dhe bashkëpunim në luftën kundër imigracionit të parregullt”, shkruan ajo.
