SHFMU “Ibrahim Mazreku” ka reaguar pas vdekjes tragjike të dy nxënësve të saj, N. B dhe K.B, si dhe babait të tyre Ilir Berisha.
Nga shkolla kanë thënë se kjo humbje ka tronditur thellë kolektivin dhe komunitetin, duke i kujtuar nxënësit si të dashur, të sjellshëm dhe plot jetë.
Institucioni arsimor ka shprehur ngushëllime për familjen Berisha, duke ndarë dhimbjen në këto momente të vështira.
