Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar edhe të premten çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës për ditën e sotme, raporton Gazeta Enigma.
Sipas vendimit të fundit, i cili bazohet në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve, vlerat tavan për litër janë si vijon:
Nafta (dizel): 1.74 euro/litër
Benzina: 1.43 euro/litër
Gasi: 0.88 euro/litër
Këto çmime hyjnë në fuqi zyrtarisht nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orët e ardhshme. Të gjithë operatorët ekonomikë janë të obliguar të respektojnë këto kufizime.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo tejkalim të këtyre çmimeve nga ana e pikave të karburantit.
