Të hënën pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kjo në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Takimi, i cili është i katërti me radhë në tentativë për arritjen e një konsensusi, do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
