Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit më kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kësaj partie iu ofrua edhe pozita e kryeparlamentarit, në mënyrë që të votohej presidenti i ri.
“Nga oferta e dytë, propozuam që nënkryetari i LDK-së t’i ndërrojë vendet me kryeparlamentaren e VV-së [Albulena Haxhiun]. Por nuk u pranua një gjë e tillë. Por nuk mund të thuhet që Vetëvendosjes insiston në të tri pozitat”, tha Kurti.
Ndërkohë, sipas Kurtit, oferta e parë ishte që LDK të kishte postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Jashtme dhe tri ministri të tjera.
