Kërkohet ndihmë për Benjaminin e vogël

Kërkohet ndihmë për Benjaminin e vogël

Familja e vogëlushit, Benjamin Beqiri, ka apeluar përmes rrjeteve sociale për ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë, sepse ai ka nevojë për trajtim të sërishëm jashtë shtetit.

Siç e dini disa prej jush, kjo nuk është hera e parë që po kalojmë një rrugëtim të vështirë me Benjaminin. Qe një kohë të gjatë jemi duke u përballur me kontrolla dhe trajtime të vazhdueshme, dhe tani na duhet përsëri ndihma juaj!

Si nënë, nuk e kam aspak te lehtë. Dhimbja dhe shqetësimi për Benin tim është i madh, por edhe barra financiare është bërë jo e lehtë per ne.

Çdo kontribut, sado i vogël, për ne ka vlerë të madhe dhe na jep shpresë për ta vazhduar këtë rrugëtim. Zoti ju shpërblefte me mirësitë e tij juve qe më ndihmoni, juve që beni dua e që jeni afër nesh gjithmonë!”, thuhet në apelin e familjes së vogëlushit.

Numri kontaktues: +383 43 519 361

Related Articles