Real Madridi fiton UEFA Youth League pas dramës së penaltive

Real Madridi fiton UEFA Youth League pas dramës së penaltive

Real Madrid është shpallur kampion i UEFA Youth League, pasi në finale mposhti Club Brugge pas ekzekutimit të penaltive, me rezultat 4-2.

Koha e rregullt e takimit u mbyll 1-1 në një duel të fortë dhe të luftuar nga të dyja skuadrat. “Los Blancos” kaluan të parët në epërsi falë golit të Jacobo Ortega, ndërsa për belgët barazoi Tobias Lund Jensen.

Pas barazimit në 90 minuta, fituesi u vendos nga pika e bardhë, ku madrilenët u treguan më të saktë dhe më të qetë, duke siguruar trofeun.

Kjo është hera e dytë që Real Madridi fiton këtë kompeticion, duke konfirmuar edhe njëherë fuqinë e akademisë së tyre dhe duke u shpallur kampion evropian për të rinjtë.

Related Articles