Kosovare Asllani është pjesë e ekipit futbollistik të Suedisë që po merr pjesë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.
Ekipi suedez sapo ka siguruar medaljen e argjendtë në këtë garë, por i njëjti ekip do të luftojë për medaljen e artë, pasi që nesër do të jetë në finale me Kanadanë.
Kosovare Asllani është lindur dhe rritur në Suedi dhe është një ndër futbollistet më të suksesshme.
Bashkë me vajzat tjera të ekipit do të luajnë nesër, lojë që do të zhvillohet në ora 4 të mëngjesit, sipas kohës sonë.
Ky është edhe një sukses për sportistet shqiptare, ku tashmë Kosova ka siguruar dy medalje të arta, nga Nora Gjakova e Distria Krasniqi, kurse Kosovare Asllani që është nën petkun suedez, ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë.