Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje mes deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit dhe atij të VV-së, Ejup Ahmeti.
Deputeti akuzoi Bajramin për afera korruptive duke thënë se “burri i saj ka një biznes farmaceutik”, për çka deputetja e kundërshtoi.
“Hajde dalim përpara, ato që t’i kom thonë t’i thom jashtë”, i tha Bajrami, Ahmetit.
Gjatë këtij debati ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila i kërkoi deputetes së LDK-së të ulej në vend pasi e njëjta i shkoi afër Ahmetit.
“Këto sjellje janë të papranueshme, ulu në vend. Je në seancë, është e papranueshme, deputete ulu në vend. S’ke nevojë as me i kërcënu e as me i sulmu, për çka i afrohesh atje deputetit”, tha Haxhiu.
“Leni këto analizat e karaktereve personale, merruni me çështjen për çka është thirr seanca, të keni konsideratë për qytetarët sepse sjelljet e tilla janë të papranueshme”, shtoi Haxhiu.
