Deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

Deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

Deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, e nisi fjalimin që “PDK është fajtor kryesor”, duke thënë se kjo parti nuk ka të drejtë të flasë për energjinë. Në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike.

Ndërsa, ai PDK-së iu drejtua që “lideri suprem” do ta ketë të njëjtn fat si të Naim Murselit.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Mureselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do të përcjellë i njëjti fat”, tha Geci.

Ndërsa, i nërhyri kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu,  duke i thënë “ndërlidhu në çështjen që është thirrë kjo seancë”.

“Po edhe po të lirohet nuk ka kurfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, vazhdoi deputeti Geci.

Related Articles