Trump zgjat armëpushimin me Iranin

Trump zgjat armëpushimin me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se ka zgjatur armëpushimin me Iranin.

Në një postim në Truth Social, ai thotë se armëpushimi do të zgjatet “deri në kohën kur të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose në një tjetër”. 

“Bazuar në faktin se Qeveria e Iranit është përçarë seriozisht, jo në mënyrë të papritur, dhe me kërkesë të Feldmarshal Asim Munir dhe Kryeministrit Shehbaz Sharif të Pakistanit, na është kërkuar të shtyjmë Sulmin tonë ndaj Shtetit të Iranit deri në kohën kur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të mund të dalin me një propozim të unifikuar”, shkroi ai.

Trump shtoi: “Prandaj, unë i kam udhëzuar ushtrisë sonë të vazhdojë bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme dhe e aftë, dhe për këtë arsye do ta zgjas armëpushimin deri në kohën kur të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose në një tjetër.

Më parë, Trump tha se armëpushimi do të përfundonte “të mërkurën në mbrëmje sipas kohës së Uashingtonit”, megjithëse nuk dha një kohë specifike.

Related Articles