Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Veternik të Prishtinës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.
Bazuar në njoftimin zyrtar të policisë, gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të të dyshuarit janë gjetur pesë migrantë, shtetas të Egjiptit,
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në kampin e azilit”, thuhet në njoftim.
