Ka ardhur edhe konfirmimi i Barcelonës për të ardhmen e yllit argjentinas Lionel Messi.
Kapiteni i katalunasve nuk do të mbetet në klubin e tij të zemrës, edhe pse kishte një marrëveshje mes palëve.
Ka qenë faqja zyrtare e Barcelonës që ka konfirmuar një gjë të tillë.
LATEST NEWS | Leo #Messi will not continue with FC Barcelona— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021
Deri tek kjo ka ardhur për shkak të pengesave financiare dhe strukturore nga rregulloret e La Ligas.
“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle)”.
“Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht”.
“FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin dhe kontributin e tij për klubin, si dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.