Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për ambicie për pushtet absolut.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Krasniqi ka thënë se Kurti “e paska pranuar publikisht obsesionin për pushtet absolut dhe ëndrrën për t’i pasur 80 deputetë që ta kthejë Republikën në pronë private”.
Ajo ka kritikuar gjithashtu qasjen e tij në komunikim publik, duke e cilësuar si të njëanshme.
“Është qesharake se si në monologun e tij foli për emra e subjekte që as nuk janë në Kuvend, e megjithatë e harroi një emër të përveçshëm.”
Në fund, Krasniqi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasje shantazhuese dhe ka përdorur terma kritikë ndaj Kurtit.
“Kjo është Vetëvendosja: shantazh me kosto buxhetore për të ushqyer apetitet e një ‘Sulltani të numrave’ që dështimin e tij politik tenton ta fshehë pas monologëve në Facebook!”
Postimi:
Albin Kurti e paska pranuar publikisht obsesionin për pushtet absolut dhe ëndrrën për t’i pasur 80 deputetë që ta kthejë Republikën në pronë private.
Është qesharake se si në monologun e tij foli për emra e subjekte që as nuk janë në Kuvend, e megjithatë e harroi një emër të përveçshëm.
Kjo është Vetëvendosja: shantazh me kosto buxhetore për të ushqyer apetitet e një “Sulltani të numrave” që dështimin e tij politik tenton ta fshehë pas monologëve në Facebook!
