Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se partia e tij nuk do ta mbështesë Ligjin për Buxhet, duke e kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë.
Tahiri në foltoren e Kuvendit tha se pushteti po e keqpërdorë paranë publike, duke ditur që pas 3 ditëve vendi do të shkojë në zgjedhje,
“Një qeveri që nuk vepron me rregulla, është goditje e drejtpërdrejt ndaj themeleve të shtetit. Si AAK nuk jemi kundër të intervenimit për ringjalljen ekonomike, e lexova ligjin, po flasim për 122 milionë euro që janë të planifikuara për ringjallje ekonomike, nuk jemi kundër. Jemi ata që kemi folur për të ndihmuar sektorin privat, sikurse atë publik, mirëpo jo kështu. Një shtet që vepron në këtë formë e shkel institucionin dhe dokumentin më të lartë të vendit. Po dihet çka është agjenda, jemi para një vendimi që do të merret për 3 ditë, ose do shkojmë në zgjedhje ose do të zgjedhet një president. Siç po shihet zgjedhja e presidentit nuk ka rrugë të qëndrueshme, andaj mos e sillni vetën të përdorni paranë publike për zgjedhje kundër kundërshtarëve politik, është e padrejtë, jotransparente dhe me një fjalë është krim institucional. Nuk do ta votojmë për shkak që i kemi 3 ditë dhe pas 3 ditëve jemi në zgjedhje”, tha Tahiri.
