Temperaturat maksimale sot deri në 22 gradë Celsius

Temperaturat maksimale sot deri në 22 gradë Celsius

Këtë të diel në vendin tonë parashihet një rritje e lehtë e temperaturave maksimale, raporton Gazeta “Enigma”.

Vranësirat do të jenë më të theksuara kryesisht në zonat malore, si rezultat i proceseve lokale orografike dhe zhvillimeve të dobëta konvektive gjatë orëve të pasdites. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm, duke reflektuar mungesën e një gradienti të theksuar barik.

“Nga aspekti agrometeorologjik, këto kushte janë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, sidomos për proceset e fotosintezës dhe rritjes vegjetative. Megjithatë, temperaturat minimale relativisht të ulëta mund të paraqesin rrezik të lehtë për stres termik në fazat e hershme fenologjike të disa kulturave të ndjeshme, veçanërisht në zonat, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Related Articles