Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Lei Kraja, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo zbuloi mbrëmë se çdo ditë merr mesazhe pafund ku ndjekësit i vënë në pah ngjashmërinë e madhe që ka me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.
Nisur nga kjo, prezantuesja e sportit vendosi të publikojë në InstaStory një foto të Georginas, krahas së cilës zhvilloi edhe një sondazh.
“Ju betohem që marr mesazhe të përditshme për ngjashmërinë që kam me Georgina Rodriguez. Nuk mendoj se ngjajmë aq shumë. A ngjajmë? Po apo jo?”, shkroi ajo.
Kjo nuk është hera e parë, pasi Kraja përflitet për thuajse çdo veprim e dalje publike.
Ajo momentalisht po vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të ekranit.