Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se votimi i mbrëmshëm për presidentin, “flet shumë për mentalitetin e Albin Kurtit”.
“Vetë ideja që, me vetëdije, i hyjnë një procesi për të zgjedhur personin që do të udhëheqë institucionin më të lartë në vend, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, flet shumë për mentalitetin e Albin Kurti”, shkroi Çitaku.
Ajo tha se është për keqardhje që dy gra kanë pranuar të huazojnë emrin e tyre “në një maskaradë të rrezikshme dhe antikushtetuese”.
“Po, ky popull ka sakrifikuar shumë për të pasur liri, pavarësi dhe institucione. Dhe nuk do të lejojmë përmbysjen dhe rrënimin e gjithçkaje që është ndërtuar me aq shumë mund”, deklaroi deputetja.
“Zullumi këputet prej së trashi, thotë populli”, u shpreh në fund ajo.
