Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi opozita janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai tha se me këtë veprim opozita po e shkel Kushtetutën.
“Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit. Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore. Ua ofruam Kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan. Ua ofruam që t’i sjellin 3 propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër”, ka shkruar Murati.
“Propozuam znj. Feride Rushiti, një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë. Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?”, tha Murati.
