President me 61 vota, Kryeziu: Mund të zgjedhet, por në kundërshtim me procedurat kushtetuese

President me 61 vota, Kryeziu: Mund të zgjedhet, por në kundërshtim me procedurat kushtetuese

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Duke folur për atë se a mund të zgjedhet presidenti me 61 vota, ai u shpreh se një gjë e tillë mund të bëhet, por është në kundërshtim me procedurat kushtetuese.

“Juridikisht ka shkelje të procedurave kushtetuese, për shkak se nuk është plotësuar ai elementi bazik, që duhet me marrë pjesë 80 deputetë, nuk është shkelur Kushtetuta, por ka shkelje të procedurave. Në kuptimin publik, është shkelje kushtetuese, në kuptimin kushtetues-juridik, është shkelje e procedurës”.

“Këta mund ta zgjedhin presidentin edhe me 61, qysh e kanë zgjedhur Pacollin, Gjykata duhet të ndërhyjë, gjykata është i vetmi institucion, i cili e ka për detyrë me konstatu shkelje të procedurës kushtetuese ose të Kushtetutës. Mundet me zgjedh, por është në kundërshtim me procedurat kushtetuese”, tha ai në Dpt te Fidani.

Related Articles