Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu sot ka takuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin për të diskutuar datën e zgjedhjeve.
Pas tij, takimit me Radoniqin, Haxhiu do të takohen edhe ma partitë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
Lajmi është konfirmuar nga Presidenca.
“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në njoftim.
Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se ata kanë marrë ftesë për t’u takuar nesër në orën 15:00 dhe do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.
“Po kemi marrë ftesë dhe marrim pjesë. Takimi mbahet nesër në orën 15:00”, ka thënë Çitaku.
Afati kushtetues 34 ditor për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar mbrëmë në orën 24:00. Gjykata Kushtetuese me aktgjykim ka përcaktuar që Kuvendi shpërndahet me automatizëm nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti.
Haxhiu deklaroi se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues. Haxhiut tani i mbetet t’i ftoj partitë në takim për ta caktuar datën e zgjedhjeve brenda 45 ditësh.
E diela e 7 qershorit është data e fundit që mund të caktohet si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.
