Vinte baste me telefon në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari

Vinte baste me telefon në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari

Është arrestuar një 24-vjeçar në Tiranë, pasi në telefonin e tij, policia ka gjetur disa faqe aktive të kompanive të basteve, me të cilat ai operonte.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se telefoni i të riut është sekuestruar dhe i njëjti lokalin e tij e përdorte edhe si pikë baste.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së këtyre ambienteve, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në një lokal në zonën “Kombinati”, viheshin baste sportive, me cellular”.

“Për këtë rast u vu në pranga shtetasi që kishte në përdorim ambientin, Xh. Xh., 24 vjeç. Nga verifikimet në celularin e tij, u konstatuan faqe aktive, për vënie të basteve sportive. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie, vijojnë në të gjithë territorin e qarkut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles